Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zyrtari i LDK-së nga Malisheva pritet të ‘’rehatohet’’ si Udhëheqës i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë – Malisheva Press

Zyrtari i LDK-së nga Malisheva pritet të ‘’rehatohet’’ si Udhëheqës i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë

Me 22 qershor , në kohën kur tërë vendi ishte në pritje të rezultateve të zgjedhjeve dhe zhvillimeve paszgjedhore disa institucione kanë shfrytëzuar amullinë e krijuar duke shpallur konkurse me qëllim përzgjedhjen e personave të përcaktuar më parë për pozitat e caktuara.

Kjo si duket ka ndodhur edhe në rastin e konkursit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme (Drejtorati për Regjistrim të Automjeteve- Sektori për Regjistrim të Automjeteve )me numër reference QRA -1/2017 për pozitën e Udhëheqësit të Qendrës së Rexhistrimit të Automjeteve në Malishevë.

Sipas burimeve të Malishevapress kjo pozitë i është rezervuar një zyrtari të LDK-së nga Malisheva i cili pritet të përzgjedhet për këtë pozitë.

Sipas burimit ‘’edhe pse është hapur ky konkurs ne kete kohe vakumi  institucional,nga zyrtar te larte te LDK Malisheve si dhe zyrtar te MPB-se, aplikantet tjere dekurajohen qe te aplikojne(mos aplikojne)’’ pasi që sipas burimit në këtë pozitë pritet të vijë njëri nga zyrtarët e LDK-së nga Dega e Malishevës me inicialet A.B.

Konkursi ligjërisht ka qenë i hapur deri ditën e djeshme derisa pritet ditëve në vijim të bëhet zyrtare përzgjedhja formale.

Gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së me PDK-në në mandatin e kaluar një numër i caktuar dhe i përzgjedhur antarësh të LDK-së nga Malisheva janë ”rehatuar” në pozita të caktuara si në Hekurudhat e Kosovës , në Ministrinë e Shëndetësisë etj. Kjo kishte shkaktuar pakënaqësi tek antarësia e LDK-së në Malishevë e cila kishte akuzuar edhe publikisht nëpër rrjete sociale udhëheqjen e LDK-së dhe sidomos ish-deputetin Salih Morina për favorizime ndaj antarëve të caktuar të kësaj  partie.

Ja linku i shpalljes së konkursit nga MPB:

http://mpb.rks-gov.net/DocumentsMundesiPunesimi/Konkurs%20i%20jashtem%20per%20publikim%20PDF.pdf