Zyrtarët Komunal të Malishevës bëjnë homazhe tek varrezat e të rënëve të masakrës së Burimit, por jo në orën që paralajmëruan

12921179_1046502712055325_170471890_n

Sot, ashtu siç ishte paraparë Kuvendi Komunal i Malishevës mbajti seancë solemne për nder të 17 vjetorit të masakrës së Burimit. Në përfundim të seancës Kryesuesi i Kuvendit Komunal Aziz Thaçi, njoftoi të pranishmit se në orën 12:00 do të bënin homazhe tek varrezat e të rënëve, ndërsa nga ora 12:30, do ta vizitonin vendin ku ka ndodhur masakra, të Vrella e Mëhillit.

Mirëpo, zyrtarët komunal bënë homazhe tek varrezat dhe vizituan vendin ku ka ndodhur masakra, por në një kohë tjetër prej asaj që paralajmëruan. Burimet e MalishevaPress/ bëjnë të ditur që në ora 12:00 tek varrezat, familjarët e të rënëve u vizituan vetëm nga zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje. Qytetarët e shumtë që ishin të pranishëm u ndanë të zhgënjyer me këtë veprim, siç e quanin ata të pakuptimtë nga zyrtarët komunalë.

Me këtë veprim zyrtarët komunal si duket i ikën përgjegjësisë ndaj familjarëve të dëshmorëve dhe të martirëve, të cilëve për çdo përvjetor u kishin premtuar inicimin dhe kërkimin e drejtësisë për gjithë të rënët dhe për të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga forcat serbe. Po ashtu kishin premtuar përkujdesje ndaj varrezave, e të cilat ndodhen në një gjendje aspak të mirë si pasojë e moskujdesit dhe mos mirëmbajtjes së tyre.