Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zyrtare: VV të dielën mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm – Malisheva Press

Zyrtare: VV të dielën mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se të dielën do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Duke pasur parasysh obligimet statutore dhe kërkesat e proceseve funksionale që lidhen edhe me detyrimet ndaj KQZ-së, në përputhje me dispozitat dhe nenet e statutit, si dhe me praktikat e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm, ju njoftoj për mbajtjen e mbledhjes së XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm këtë të diel, data 17 dhjetor 2017”, ka thënë përmes faqes zyrtare të VV-së, Hydajet Hyseni, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Më tutje thuhet se, “kërkesat e përsëritura për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë, në të cilën, pos të tjerash do të merrej edhe vendimi për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, për të bërë edhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk patën marrë përgjigjen e kërkuar. Sot paradite, në cilësinë e Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kam marrë nënshkrimet e mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës ditën e diel, data 17 dhjetor 2017. Kërkesa e nënshkruar nga shumica dërrmuese e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm është e rregullt dhe në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse”.

Është konfirmuar se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të mbahet ditën e diele, data 17 dhjetor 2017, në “American School of Kosova” (ASK), në Prishtinë, në ora 11:30.

Hyseni më tutje thotë, “i ftoj të gjithë delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme të organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes Vetëvensosje. Shpreh përcaktimin, vullnetin dhe besimin që edhe kjo mbledhje të zhvillohet në një klimë normale, në frymë demokratike, konstruktive, konsoliduese në pajtim me traditën e pasur dhe idealet e larta të Lëvizjes Vetëvendosje”.