Zyrtare: Shaqiri lojtar i Stoke Cityt

shaqiri-stokecityStoke City ka konfirmuar transferimin e yllit kosovar, Xherdan Shaqiri përmes faqes zyrtare të klubit.

Ky është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit anglez, për 17 milionë euro nga skuadra e Interit, transmeton Koha.net.

Shaqiri pas vetëm gjashtë muajve largohet nga Interi, pasi nuk kishte arritur të bindë drejtuesit e klubit italian të cilët e kërkuan largimin e tij.