Zyrtare: Në 15:00 rifillon seanca konstituive

Kryesuesi i seancës konstituive u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të shkojnë në Kuvend për të rifilluar seancën në orën 15:00.

Ndërkohë që ndodh kjo deputetët e PAN-it kanë bindjen se seanca konstituive ka përfunduar dhe nuk dihet nëse do të marrin pjesë në seancë në ora 15:00, shkruan Periskopi.

Deputetë të këtij koalicioni, sipas njoftimeve, po presin një sqarim nga administrata e Kuvendit.

Sipas gjasave, nëse administrata nuk jep sqarim, atëherë do të kërkohet edhe interpretimi nga Gjykata Kushtetuese. /Periskopi/