Zyrtare: Ky është vendimi që PZAP ka marrë për Istogun

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.

Mulë Desku nga PZAP e ka konfirmuar për Gazeta Blic, duke thënë se ky institucion e ka marrë parasysh faktet, të cilat ua ka dërguar LDK-ja, duke e ridërguar në votim këtë komunë.

“PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e dytë, të mbajtura me date 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit te dyte te Zgjedhjeve Lokale, për Kryetar të Komunës së Istogut”, ka thënë Desku për Gazeta Blic.