Zyrtare: Kombëtarja e Shqipërisë me trajner të ri, ky është pasuesi i De Biasit (Foto)

Merr fund telenovela e gjetjes së një pasuesi për Gianni De Biasin, në krye të Kombëtares shqiptare Christian Panucci është përzgjedhur për të drejtuar kuqezinjtë.

Italiani sot është prezantuar si trajneri më i ri i kuqezinjve nga kreu i Federatës shqiptare, Armand Duka.

Ai është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj.

Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi.