Zyrtare: Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, 52 kundër kanë zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar të Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Kandidatura e Veseli është propozuar nga Enver Hoxhaj dhe ka marr mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit.

Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosj