Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zyra e Kryeprokurorit njofton për të rejat e fundit nga espertiza në rastin e Astrit Deharit – Malisheva Press

Zyra e Kryeprokurorit njofton për të rejat e fundit nga espertiza në rastin e Astrit Deharit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00:00:00 minuta deri 23:59:59.

Raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës.

Video-incizimet (3 DVR) janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.

Raporti ka konstatuar se të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme. Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatuar se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mund të përjashtohet manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatuar se nuk ka pasur manipulim apo ndërprerje të video-incizimeve.

Prokurori i Shtetit pas pranimit të raportit të ekspertizës do të vlerësojë dhe analizojë të gjitha provat dhe faktet e mbledhura në këtë çështje penale dhe së shpejti do të del me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.