Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zv. Ministri Dukolli premton pullën postare e cila është në qarkullim që nga viti 2013 – Malisheva Press

Zv. Ministri Dukolli premton pullën postare e cila është në qarkullim që nga viti 2013

Në natën e dytë të festivalit “Oda Llapushës” i cili u mbajt mbrëmë përveç shumë parregullsive në organizim, ishte ndryshuar edhe skenari i programit artistik, duke i ndërprerë kështu pikat artistike në mënyrë që ti mundësohej zv. Ministrit të Nismës Çerkin Dukolli, për të mbajtur fjalim.

Në fjalimin e tij zv ministri Dukolli, përveç tjerash tha se ai së bashku me zv. Kryeministrin Limaj, kanë bërë një kërkesë në Post-Telekomin e Kosovës dhe së shpejti do të lanësohet pulla postare në emër të rapsodit Sali Krasniqi si dhe Feriz Krasniqi. Mirëpo si dukët zv Ministri Dukolli nuk ka qenë fare i informuar se pulla postare në emër të Sali Krasniqit është në qarkullim që nga viti 2013.

Nuk është hera e parë që të tilla premtime të tilla dëgjohen nga zyrtarë të lartë të institucioneve si komunale ashtu edhe qendrore të cilët shfrytëzojnë ngjarjet e ndryshme dhe manifestimet kulturore për të shpërndarë deklarata të cilat dalin të jenë aspak serioze siç është rasti i këtij premtimi të dhënë nga zv Dukolli.

Në linkun e më poshtëm e gjeni faktin se kur është lansuar pulla postare në emër të ra[sodit Sali Krasniqi:

Në festivalin dy ditor “Oda e Llapushës” kishin përforcuar ansamble nga gjitha trojet shqiptare të cilët kishin bërë paraqitje fantastike. Mirëpo organizimi dhe mirëpritja e këtyre grupeve artistike ishte nën nivelin e duhur nga ana e Komunës së Malishevës. Gjë për të cilën kishin shprehur pakënaqësi shumë nga grupet artistike pjesëmarrëse, madje disa prej tyre edhe e kishin bojkotuar këtë festival pikërisht për shkak të organizimit të dobët.

https://forumivirtual.com/lajme-kulturore-56/rapsodet-kosovar-ne-pulla-postare-48396/?s=b1941bae180a3923e815548fa7a07d12