Zmbrapset Dr. Besim Zogaj – Nuk kam dhënë dorëheqje! (reagim)

FB_IMG_1467321604727

Drejtori i QKMF-së në Malishevë Dr. Besim Zogaj ka dërguar një reagim për media lidhur me lajmin e publikuar mbrëmë për paraqitjen e dorëheqjes së tij pran Kryetarit Begaj.

Zogaj ka thënë se vazhdon të mbetet drejtor i QKMF-së, dhe se nuk është ushtruar presion nga Kryetari Begaj dhe Drejtori Hajdin Berisha, por sipas arsyetimit të tij ai ka ofruar dorëheqjen si hap moral për shkak se ka qenë i pakënaqur me një shkresë të drejtorit të Shëndetësisë Hajdin Berisha për anulim të një konkursi.

Për këtë situatë të krijuar në QKMF, dje ka reaguar edhe sindikata e këtij institucioni, e cila ka dërguar një letër në drejtim të Kryetarit Begaj, Kryetarit të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj dhe Grupit të Asambleistëve që të thirret në përgjegjësi shkaktari i këtij problemi, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të reagojmë me masa tjera ndaj çdo individi apo grupi që mundohet të dëmtoj organizatën.

Më poshtë reagimi i plotë i Dr. Besim Zogaj

Unë, Dr.Besim Zogaj, Drejtor në QKMF ,,Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, përmes këtij reagimi dëshiroj të demantoj shkrimin në Gazetën Info Press të publikuar me dt.30.06.2016, me titullin: Dorëhiqet Dr.Besim Zogaj, pas presioneve nga Begaj dhe Berisha(Dokument)

Kjo e pavërtetë është publikuar edhe në portale tjera informative dhe në rrjete sociale në të cilat shkruan: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare,, Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë ka mbetur pa Drejtor. Drejtori Besim Zogaj ka dhënë dorhëqje pas anulimit të konkursit të fundit për pranimin e kandidatëve të rinjë.

Më pas këto portale vazhdojnë me plasimin edhe të pavërtetave  tjera, ku thuhet: Zogaj nuk ishte i kënaqur me pranimin e kanditatëve, sepse sipas tij kryetari i Komunës Ragip Begaj dhe Drejtori për Shëndetësi Hajdin Berisha kanë dashur të punësojnë njerëz pa kritere dhe militant të partisë Nisma. Gjithashtu në këto shkrime portalet plasojnë edhe të pavërtetën tjetër, duke shkruar: Zogaj ka dhënë dorëheqje pas presioneve që ka marrë nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe pas presionit të Kryetarit të kësaj komune Ragip Begaj.

E para që dëshirojë të informoj opinionin është se unë nuk kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të QKMF-së ,,Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, unë vazhdojë të mbaj pozitën e Drejtorit të  QKMF-së.

E dyta: Konkursi për pranimin e punëtorëve,  nuk është anuluar,

E treta: Unë nuk kam shprehur paknaqësi për pranimin e kandidatëve ashtu siq shkruajnë portalet tuaja,

E katërta: Unë nuk kam thënë se Kryetari i Komunës Ragip Begaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Hajdin Berisha, kanë dashur të punësojnë njerëz pa kritere dhe militant të partisë Nisma,

E pesta: Unë nuk kam pasur asnjë presion nga Kryetari Begaj dhe Drejtori i Drejorisë për Shëndetësi.

Duke reaguar ndaj publikimit të këtyre të pavërtetave, gjithashtu dëshiroj të informoj opinionin se me dt.24.06.2016 unë kam pranuar një shkresë nga Drejtori I DSHMS-së Z.Hajdin Berisha të dt.23.06.2016 me nr.prot.07/106 në të cilën unë urdhërohem që ti anuloj të gjitha veprimet proceduarale lidhur me konkursin e dt.26.05.2016 me nr.prot 177/16.

Si akt i mos pajtimit dhe kundërshtimit tim ndaj kësaj urdhërese të Drejtorit të Shëndetësisë Z.Hajdin Berisha, për anulim të konkursit, unë me dt.27.06.2016, i jam drejtuar Kryetarit të Komunës Z. Ragip Begaj, me një shkresë me nr.prot.246 përmes së cilës i kam ofruar dorëheqje si akt moral duke shprehur mospajtimin dhe kundërshtimin tim për urdhëresën e Z.Hajdin Berisha për anulim të konkursit.