Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zhduket Enver Kelmendi nga Balinca – Malisheva Press

Zhduket Enver Kelmendi nga Balinca

enver-kelmendi

Enver (Liman) Kelmendi nga Malisheva është zhdukur mëngjesin e së dielës rreth orës 11:00.

Për herë të fundit sipas asaj që thonë familjarët, Kelmendi është parë në këtë qytet dhe nga kjo orë nuk dihet më asgjë për të, pasi ata kanë humbur edhe kontaktin, njofton Klan Kosova.

Rasti është lajmëruar edhe në polici.

Për klankosova.tv këtë e ka konfirmuar komandanti i stacionit në Malishevë, Halil Morina.

Morina ka thënë se personi në fjalë nuk ka të kaluar kriminale. Sipas tij personi njihet si i qetë nga të gjithë dhe se nuk ka asnjë telashe me askënd.

Enveri për herë të fundit në Malishevë është parë me makinën e tij të tipit Golf 4, ngjyrë e hirit.

Policia është duke punuar për të zbardhur rastin dhe shkaqet që mund të kenë çuar të zhdukja e Kelmendit.

Kelmendi po ashtu me vete ka pas edhe telefonin, i cili prej dje nuk ka qenë i qasshëm.

Policia dhe familjarët lusin të gjithë ata që mund ta kenë parë Enverin ta lajmërojnë rastin.