Zgjedhjet me 18 dhjetor?

zgjedhjeDitëve të fundit, zyrtarë të lartë të shtetit kanë përmend zgjedhjet e parakohshme si mundësi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte i pari që e inicioi këtë temë pa asnjë hezitim dhe shumë siguri duke thënë se prapë partia e tij do të jetë fituese. Kjo deklaratë ka përça koalicionin dhe ka nxitë anëtarët dhe deputetët e LDK-së, të cilët nuk u pajtuan me këtë ide të njëanshme të qeverisë.

Burime të Portaliks, brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, mësojnë që 18 dhjetori, është data e cila po flitet mes subjekteve politike si datë potenciale e mbajtjes së zgjedhjeve. Mësohet se LDK po dëshiron ti mënjanoj zgjedhjet. Përderisa ky plan siç duket është plan i hartuar nga PDK-ja, në bashkëpunim me NISMA për Kosovën dhe AAK-në.

Siç po duket, deklarimet e fundit të të parit të Kuvendit për zgjedhje nuk ishin vetëm deklarime të kota, por gjasat do të jenë shumë të mëdha që këtë vit të kemi zgjedhje të parakohshme. /portaliks.com/