Zgjedhjet më 11 qershor!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Telegrafi ka mësuar se presidenti Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë pas takimit që pati me partitë politike.

Edhe burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se tashmë janë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Ndryshe, presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike. Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.