Zëvendësministrat e Malishevës i ndajnë subvencione vetes (Dokument)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dje ka publikuar listat e përfituesve të subvencioneve në bujqësi, pagesa direkte të bëra për përfituesit e subvencioneve. Si duket ky projekt i ministrisë është shfrytëzuar maksimalisht nga dy zv Ministrat, Isni KIlaj dhe Vesel Krasniqi, të cilët duke shfrytëzuar pozitat e tyre kanë ndarë subvencione për djemtë, familjarët, të afërmit dhe për militantët e partive të tyre. Përveç kësaj në dokumentin e publikuar përveç emrave përfitues dhe numrit të identitetit dhe shumës së pagesave që kanë përfituar nuk ka asnjë të dhënë tjetër që tregon sipërfaqet dhe llojin e kulturave bujqësore të mbjella nga personat që kanë përfituar subvencionim në saje të kësaj kategorie.

Në dokumentin e publikuar që thuhet pjesa e parë e përfituesve të subvencioneve për vitin 2018, është edhe djali i zv Ministrit Kilaj, që nga kjo kategori e subvencionimit ka marr pagesën prej 2240 euro, por që nuk është publikuar fare sipërfaqja e parcelës së mbjellë nga ai dhe as lloji i kulturave bujqësore. Po ashtu në këtë dokument shihet se një pjesë e përfituesve të subvencioneve kanë marrë shuma të mëdha parash dhe nga ajo që lehtë e vërtetueshme është fakti se këta përfitues janë kryesisht personat të cilët kanë marrë pronat nga procesi i privatizimit.

Gjithashtu përveç kësaj në listë ka përfitues të cilët nuk kanë fare tokë të mbjellë, madje as prona të tyre private, e që shumë prej tyre marrin asistencë sociale, por që çuditërisht ata të njëjtit janë përfitues edhe të subvencioneve bujqësore.

Kjo është lista e pagesave direkte për subvencione e vitit 2018, Pjesa e Parë, nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: