Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zëvendëskryeministri Shala  “rehaton” gruan – Malisheva Press

Zëvendëskryeministri Shala  “rehaton” gruan

kujtim-shalaPa ndjekur fare procedurat e parapara me ligj, gruaja e zëvendëskryeministrit aktual, Kujtim Shala, i cili njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është punësuar si punëtore e rregullt në Ministrinë që e drejton bashkëshorti i saj.

Në fund të vitit që lamë pas, më konkretisht nga 1 nëntori deri në fund të vitit 2014, për dy muaj gruaja e ministrit Shala, Mirlinda Morina-Shala, është punësuar në Ministrinë e Kulturës me një marrëveshje të veçantë për shërbim si zyrtare financiare, ku paga e saj mujore ishte 407 euro e 31 centë.

Mirëpo, çuditërisht në prill të këtij viti Morina-Shala përmes një vendimi ka kaluar si punëtore e rregull me kontratë pa afat në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Përveç gruas së zëvendëskryeministrit, në muajt dhe ditët e fundit janë avancuar, respektivisht punësuar edhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve pa ndjekur fare procedurat e parapara ligjore për punësim.

Në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se më 10 prill të këtij viti përmes një vendimi Lendita Morina- Shalës, zyrtare financiare në Baletin Kombëtar të Kosovës, i zëvendësohet kontrata e punës në shërbim civil me afat të caktuar dhe shndërrohet në emërim pa afat në pozitën e caktuar.