Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zekaj dhe partnerit i tij tregojnë se si Limaj i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet një biznesmeni Gjerman – Malisheva Press

Zekaj dhe partnerit i tij tregojnë se si Limaj i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet një biznesmeni Gjerman

Insajderi sjell të enjtën një bisedë në mes të Milaim Zekës dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Ata flasin për një takim të një biznesmeni gjerman me Fatmir Limajn sa ishte ministër.

Në këte takim, sipas audioincizimit, thuhet se Limaj kishte kërkuar miliona euro ryshfet. Zeka nga ana tjetër tregon se si Limaj është i korruptuar dhe si i ka marrë para një biznesmeni nga Gjilani.

Incizimi është bërë nga vet Zeka. Kopja i është zënë nga policia gjatë hetimeve për mashtrim me viza.

Në tetor të vitit të kaluar Insajderi kishte dëshmuar se si Milaim Zeka kishte mashtruar 920 kosovarë të cilët kishin provuar të emigronin në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.

Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani

Aplikantët kishin paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit ishin gjendur brenda një skeme mashtrimi.

Prokuroria e Shtetit kishte nisur hetime vitin e kaluar ndaj deputetit Zeka dhe partnerit të tij Ilir Krasniqit.

Pas më shumë se tetë muajsh, të martën e 28 gushtit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Zekës dhe Krasniqit dhe një personi tjetër me inicialet E.K.. Ata akuzohen për veprat penale mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim i parave. /Insajderi.com