Zeka: Arrihet marrëveshja PAN-AKR, nesër mund të thirret seanca

Deputeti i Nismës, pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, e ka konfirmuar për KosovaPress, se PAN ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit.

“Unë mund ta konfirmoj se është arritur marrëveshja, dhe se nesër ka gjasa të mblidhet Parlamenti”, tha Zeka.

Sot kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka dal nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën.