Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zbulohet hardhuca shumë e rrallë në Kosovë – Malisheva Press

Zbulohet hardhuca shumë e rrallë në Kosovë

hardhuca

Një hardhucë blu me tre bishta të gjatë në mes të 10 dhe 30 centimetra, është gjetur në rajonin e Dukagjinit, në Kosovë.

Kjo hardhucë, e para e llojit të saj dhe është njëra nga vetëm disa të gjetura në tërë botën me këtë bisht, transmeton koha.net.

Është e mundur se bishti i trefishtë është si pasoj e ndonjë anomalie, por normalisht hardhucat e hedhin bishtin e tyre, për t’iu dalë tjetri që t’iu shmangen sulmeve të grabitqarëve.

Studimet e mëparshme për bisht të dyfishtë, i cili është gjetur më shpesh, sugjeronin se bishtin shtesë e kanë për arsye se nuk e kanë hekur, e bishti i trefishtë është shumë i rrallë, sipas unbelievable-facts, që e citon Naional Geographic.

Diferenca e ngjyrave dhe modeli në lëkurë mbështet atë se hardhuca ka humbur plotësisht bishtin e saj.
Sipas Bill Bateman, biolog në universitetin e “Curtin”, ky zbulim është i mrekullueshëm sepse “bishti origjinal është i shkëputur, në vend se të dëmtohet”.

Ai vazhdoi duke thënë se bishti i trefishtë është “shumë dramatik, sepse që të tre bishtat duken sikur janë gjeneruar nga trungu dhe që të tre duken si shumë të mëdhenj”.

Ai e krahasoi hardhucën kosovare me hardhuca të tjera të gjetura në ShBA me bisht të trefishtë, dhe që të gjithë ishin shumë të vogël dhe të pa zhvilluar.

Të pasurit 3 apo 2 bishta mund të ketë efekt në balancimin e hardhucës, por sipas studimeve hardhuca Kosovare ishte në gjendje shumë të mirë.