Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zbulohet arsyeja e takimit Thaçi – Haradinaj sot në Aeroport – Malisheva Press

Zbulohet arsyeja e takimit Thaçi – Haradinaj sot në Aeroport

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar për vizitë zyrtare, njëri në Kanada e tjetri në Bruksel. Ata janë takuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku kanë pasur një bashkëbisedim.

Presidenti Thaçi sot pritet që të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax në të cilin Thaçi pritet që të jetë njëri nga folësit në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës.

Presidenti pritet që para shumë para shumë përfaqësuesve të shteteve, instituteve prestigjioze dhe kompanive të sigurisë, do të paraqesë të arriturat e Kosovës, si një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë. Në kuadër të forumit, Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO’s.

Ndryshe, Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.

E edhe kryeministri Haradinaj, mëngjesin e sotëm është nisur për në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE. Ai në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës’ Adem Jashari’, u takua dhe pati një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.