Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zajednica është shtet serbë brenda Kosovës! – Malisheva Press

Zajednica është shtet serbë brenda Kosovës!

FOTO 2010Kosova nga negociatat në Rambuje e deri te Vjena e Brukseli vazhdon kompromiset njëri pas tjetrit në raport me Serbinë për interesa të saj dhe ne dëm të Kosovës. Pas Gjykatës Speciale që delegacioni i Kosovës përkatësisht Kryeministri Isa Mustafa dhe zv.Kryeministri Hashim Thaci e pranuar që do ti dënojë  pjestarët UCK-së, pra gjykate që do të merret me kohen nga fillimi i luftës 1998 -2000. Pas gjithë këtyre kompromiseve tash kërkesat e Serbisë vazhdojnë me Zajednicen. Me këtë Zajednicë Kosova po dëmtohet në thelbin e ekzistencës e saj, unitetin shtetëror. E çka është tepër e rrezikshme, nëse Zajednica themelohet, Kosova e humb kontrollin mbi resurset natyrore kryesore siç janë Trepça dhe liqeni i Ujmanit. Si dhe synimi është që të vihen nën kontroll dhe të gjitha pasuritë në Komunat e tjera me shumicë të popullatës serbe.

Ky proces po pason decentralizimin me baza etnike. Beogradi në kurriz të pranimit njëanshëm nga Kosova të Planit të Ahtisarit fitoi krijimin e 10 Komunave me shumicë serbe, të cilat ende dhe sot nuk e njohin Republikën e Kosovës. Pas marrëveshjes së 19 prillit 2013 fitoi drejtimin e tyre nga Lista Sprska. Krijimi i Zajednicës është procesi më i dëmshëm që mund t’i ndodh Kosovës sepse ai të gjithë këtë pushtet të fituar këto vite në kurriz të Kosovës e përgatit për ta grumbulluar në një organ të vetëm me synim ndarjen mbi baza etnike të vendit tone duke e formuar Zajednicen e cila nëse do të lejohet nga Qeveria e Kosovës dhe nga Qytetaret e Kosovës do të jetë shtet I Serbisë në Shtetin e pa njohur ndërkombëtarisht të Kosovës. Pra Kosova me këtë Zajednicë Brenda që do të jetë e instrumentalizuar nga Serbia për gjithçka e kurdoherë nuk do të arrij as të zhvillohet ekonomikisht, as të integrohet në OKB,NATO e BE. Zajdenica është bomba që nëse lejohet do të jetë e kurdisur që do të ju shërbej vetëm Interesave të Serbisë në dëm të shtetit të Kosovës.