Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Zajednica dhe sovraniteti i humbur i Kosovës – Malisheva Press

Zajednica dhe sovraniteti i humbur i Kosovës

veton-zogajVetëm brenda pak javësh Kosova dhe qytetarët e saj përjetuan dy goditje të rënda, zhgënjyese dhe trishtuese dhe nuk ka dyshim se peshën e kësaj fatkeqësie tash po e ndjen secilin prej ne si qytetarë të këtij vendi. Pra secili nga ne e ka të qartë se themelimi i Gjykatës Speciale përbën rrënim të Kushtetutshmërisë dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm ky shqetësim qytetarë dhe kjo fatkeqësi për vendin, qeveria e vendit u përkujdes për një surprizë tjetër të hidhur duke nënshkruar tash së fundi marrëveshjen për krijimin e zajednicës, marrëveshje kjo e cila është një vulë e zezë për dështimin shtetëror dhe për humbjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës. Ndoshta vetëm ata që ishin prej kohësh argat të diallit dhe të kësaj fatkeqësie që i sollën vendit do ta mendonin të kundërtën, sepse përndryshe secila mendje e shëndosh dhe logjikë e pastër do ta kuptonte se kontrabandimi i parlamentit, dhuna psikike e fizike ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës për ta votuar me çdo kusht gjykatën speciale dhe marrëveshja e fundit në Bruksel për krijimin zajednicës, do ta shndërroj Kosovën në një shtet pa shtet dhe pa pushtet, do ta shndërroj Kosovën në një shoqëri të izoluar, të varfër socio-ekonomikisht, të paaftë politikisht dhe juridikisht, si dhe të cunguar territorialisht.

Kjo marrëveshje do ta ngulfat rendin shoqëror e demokratik në vend, sepse tashmë janë legjitimuar strukturat paralele të Serbisë, që edhe ashtu prej kohësh kanë kontroll faktik në shumë pjesë të territorit të Kosovës, por që tanimë me nënshkrimin e marrëveshjes roli dhe influenca e tyre kontrolluese dhe ekzekutive në këto zona ka marrë karakter legal me fuqi të plota vepruese dhe operacionale të një republike serpska brenda territorit të Kosovës.

Kjo situatë e krijuar e rikthen Kosovën në një regres të tmerrshëm shtetëror dhe institucional, e rikthen shoqërinë kosovare në përjetimet e dhimbshme të frikës nga shtypja, tortura dhe gjenocidi. Kjo marrëveshje e rikthen skenarin më famëkeq të përjetimit shoqëror e që askush prej ne nuk do të dëshironte një skenar të tillë.

Marrëveshja për krijimin e zajednicës është shembulli më faktik i reprezentimit të një gjendje natyrore të shoqërisë, të një gjendje të luftës dhe dhunës, model të tillë ç’fare e përshkruan shumë kohë më parë filozofi i njohur Thomas Hobbs-i kur përshkruante gjendjen natyrore dhe shoqërore të shoqërisë, përveç shumë aspekteve tjera mendonte se kalimi i shoqërisë nga gjendja natyrore e luftës, në gjendje shoqërore të paqes do të thotë heqja dorë e njerëzve nga shumë të drejta dhe dorëzim para sovranit që ka për obligim vendosjen e paqes, lirisë dhe barazisë për të gjithë. Ky do të ishte shembulli më i mirë i një demokracie të mirëfilltë, mirëpo fatkeqësisht ne si qytetarë të Kosovës të dalë nga një gjendje e rëndë e luftës dhe e terrorit në momentin e paqes, atëherë kur u dashtë që t’ia dorëzojmë një sovrani të drejtën tonë për qeverisje u treguam të pafuqishëm, apo ma mirë të themi na u rrëmbyen e na u kontrabanduan këto të drejta nga pushtetarët tanë që realisht jetojnë ende në gjendjen natyrore dhe luftojnë për të na rikthyer edhe njëherë nën thundrën e atyre që për shekuj me radhë na mbajtën të pushtuar, të shtypur dhe të masakruar.

Këto dy vendime të Hashim Thaçit dhe dorës së zgjatur të tij të quajtur Kryeministër Mustafa realisht e kanë shpërdoruar dhe e kanë deklasuar në tërësi shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Prandaj, përveç zhgënjimit mllefit dhe papajtueshmërisë me këto dy vendime, si qytetarë i vendit, duke e analizuar në tërësi këtë proces më në fund arrita ti gjejë njëmijë e një “arsye”të pista, pse këta pushtetarë vendosen ti thonë po speciales dhe ti thonë po zajednicës! Sepse fatkeqësisht ndryshe edhe nuk mund të pritej nga kjo strukturë qeveritare e katandisur dhe e shantazhuar që ka aktualisht Kosova. Në fakt edhe nuk kishte si të mos votohej kjo gjykatë speciale dhe nuk kishte si të mos nënshkruhej kjo marrëveshje për zajednicën, kur kemi parasysh faktin që Kosova që nga paslufta e deri me sot udhëhiqet në formë kriminale, nga njerëz të cilët edhe në luftë ishin të tillë hajdut e bajraktargji, pra edhe në atë kohë planet e tyre ishin të tilla mashtruese për shoqërinë dhe të dëmshme për vendin.

Për këtë arsye nëse analizojmë do të arrimë në përfundim se janë po këta njerëz që votuan speciale dhe po e themelojnë republika serpskën, janë po të njëjtit që e kanë kapur, e kanë shpronësuar dhe përvetësuar shtetin e Kosovës. Janë po të njëjtit njerëz që pushtetin e fituan duke përdorur strategji mashtruese të shantazhit, manipulimit dhe të vjedhjes industriale të votave të qytetarëve të Kosovës. Janë po këta njerëz të cilët me strategjitë e tyre të mbrapshta fillimisht arritën ti korruptonin zyrtarët vendor dhe ndërkombëtarë në të gjitha nivelet e vendit, pastaj plani i tyre kriminal ishte lehtë i zbatueshëm në shitjen dhe përvetësimin e pasurisë publike. Janë po të njëjtit njerëz që e kanë ngulfatur në tërësi jetën shoqërore dhe institucionale në vend, ku çdo iniciativë dhe veprim opozitarë dhe qytetarë për të ndryshuar këtë gjendje bllokohet nga të njëjtit njerëz të cilët e shtypin në formë kriminale duke përdorur madje edhe dhunën e keqtrajtimin vetëm për ta ndalur zërin qytetarë.

Pra si të mos votohej kjo gjykatë dhe si të mos krijohet zajednica kur kemi parasysh faktin që në udhëheqje të vendit kemi njerëz që pranojnë çfarëdolloj kompromisi në dëm të shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet, pranojë çdo marrëveshje në dëm të shtetit, sepse jetëgjatësia politike, institucionale, dhe biznesore, e këtyre njerëzve varet kryekëput nga themelimi i kësaj gjykate dhe nga marrëveshja për zajednicën. Kemi njerëz të cilët ditë e natë thirrën në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare, thirrën në heroizmin dhe gjakun e dëshmorëve, e në anën tjetër këto vlera dhe këtë sakrificë janë të gatshëm t’ia shesin gjykatës speciale vetëm që pushteti i tyre të mos cënohet. Po këta njerëz me veprimet e tyre kanë bërë që edhe pas një dekade e gjysmë Kosova të vazhdoj të mbete një shtet jofunksional i brishtë dhe në rrezik për të dështuar. Kur ke parasysh këto dhe shumë probleme tjera me të cilat përballët vendi ynë, e të cilat padyshim që janë sponsoruar nga po këta njerëz, atëherë edhe vota e tyre pro speciales dhe pro zajednicës, e në dëm të shtetit, të së drejtës dhe demokracisë, nuk të habitë aspak. Por, të trishton aq fort sa të motivon për një kryengritje qytetare kundër këtij poshtërimi dhe kundër shkatërrimit shtetëror që këta njerëz po i sjellin vendit dhe shoqërisë.

Shkruar nga:

Ma,Sc, Veton Zogaj!