Zafir Berisha thotë se nuk do ta votojë qeverinë “Haradinaj”

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha ka kërcënuar se nëse qeveria e ardhshme e Ramush Haradinajt do të jetë në “duart e Vuçiqit”  atëherë nuk do ta jep votën pro.

“Koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë 61 vota pa Listën Srpska të Vuçiqit ndryshe nuk do ta ketë votën time”, ka shkruar ai në “Facebook”.