Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ymeri: Qeveria duhet të shkojë të mërkurën, do ta ndalim demarkacionin – Malisheva Press

Ymeri: Qeveria duhet të shkojë të mërkurën, do ta ndalim demarkacionin

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për shtyp ka folur për zhvillimet e sotme politike në vend, raporton KTV.

Ai tha se sot e pamë edhe një zmbrapsje të Qeverisë.

“Nuk pati guxim ta sjellë në Kuvend demarkacionin. Edhe Qeveria e di që është e dëmshme dhe do të jetë e dëmshme për shtetin. Qeveria me kokëfortësi insistoi në këtë marrëveshje”, tha Ymeri.

Në vazhdim Ymeri shtoi se në këto ditë është parë një garë ndërmjet Isa Mustafës dhe Kadri Veselit sepse, siç tha ai, në mendje kanë vetëm kolltukun.

“Mustafa që të mbesë në Qeveri e Veseli që të vijë në pozitën e kryeministrit. Këto parti nuk dëshirojnë të mirën për qytetarët prandaj rrëzimi i saj është i domosdoshëm”, u shpreh kreu i Vetëvendosjes.

“Qeveria duhet të shkarkohet të mërkurën. Por, në një skenar që qeveria sjell demarkacionin, ne do të protestojmë dhe do ta ndalim këtë marrëveshje”, theksoi Ymeri.