Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ymeri: Policia e Mustafës dhe e Thaçit po e terrorizon Prishtinën – Malisheva Press

Ymeri: Policia e Mustafës dhe e Thaçit po e terrorizon Prishtinën

visarymeri1Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka akuzuar qeverinë e Kosovës, në krye me Isa Mustafën, por edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, se, përmes ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni, po e terrorizojnë Prishtinën.

Ai thotë se çdo ditë po ndodhin arrestime të aktivistëve të Vetëvendosjes ndërsa thekson se pushteti legjitimon qytetarët vend e pavend, me apo pa shkas, përmes policisë.

“Kështu pushteti po do ta provokojë situatën, dhe ta frikësojnë qytetarin, i cili tashmë qartazi ka një kundërshtim të thellë ndaj marrëveshjeve të tyre shtetrrënuese (‘Zajednica’) e që cungojnë territorin (marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi)”, ka thënë Ymeri.

Në një kohë kur liderët evropianë i bëjnë thirrje njerëzve të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përhershme ekonomike, sociale, kulturore e politike – Ymeri thotë se liderët tanë shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë panik, sepse duan ta përdorin frikën për të shtypur demokracinë e për të pezulluar aktivitetin opozitar.

“Krejt kjo kundër manifestimit paqësor të 28 Nëntorit. Dhe krejt kjo kundër qytetarit. Sepse këta nuk duan qytetarë – njerëz aktivë që mendojnë politikisht, e që nuk lejojnë degradim shteti, e përdhosje dinjiteti. Këta duan vartës që i ndjekin verbërisht, taksapagues që ua mundësojnë pasurimin privat, klientë të cilët i shantazhojnë e me të cilët tregtojnë. Nuk duan fare opozitë, as kur ne e bëjmë të qartë se aktiviteti ynë ka për të qenë tërësisht paqësor”, ka potencuar kreu i Vetëvendosjes.

“T’u tregojmë më 28 Nëntor që këto politika frikësimi e shantazhi nuk kanë sukses. T’u tregojmë që nuk lejojmë të na shkatërrohet vendi e përdhoset dinjiteti. T‘u tregojmë se jemi kundër këtyre marrëveshjeve, se këto marrëveshje nuk do të zbatohen. T’u tregojmë se nuk jemi as vartës, as klientë, e as vegla të tyre. T’u tregojmë se jemi qytetarë të lirë”, porositi kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.