Ymeri: Lista e Vetëvendosjes, listë e besnikërisë dhe e guximit (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëndosje, Visar Ymeri ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje në këtë listë ka njerëzit profesionist, të guximshëm dhe të ndershëm.

“Sot jemi mbledhur që t’i prezantojmë kandidatët e LVV-së për deputet. Ky bashkim njerëzish është bashkimi i fuqisë. Kjo listë i ka të gjitha, është listë guximi, e dijës, profesionalizmi, që e ka ndërshmërinë, besnikërinë, energjinë, mundësinë e mendjes dhe e zemrës”, ka thënë Ymeri.