Xhevdet Qeriqi i kundërpërgjigjet ashpër Halil Çadrakut

qadraku-qeriqi

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i është kundërpërgjigjur Halil Çadrakut, i cili njihet si njëri prej militantëve të PDK-së. Ky i fundit pati akuzuar Qeriqin që të mos thirret në emër të vlerave të luftës, transmeton zeri.info

“Përgjigjja ime për të është se të kota janë këto shpifje, rrugëtimi i jonë nuk do të ndalet. Ne as nuk merremi me politik as nuk akuzojmë askënd, për ne lufta e UÇK-së dhe luftëtarët e saj janë të shenjt dhe për secilin prej tyre ne jemi të gatshëm që në çdo kohë ti dalim përkrah tij. Për mua, paraja apo interesi aspak nuk ka vlerë. Ti ndoshta je shitur për një kock apo ndoshta ke përfituar ndonjë pozitë duke u thirrur në luftën e UÇK-së dhe i harron bashkëluftëtarët dhe dëshiron që ata ti shohësh ne një gjendje të mjerueshme e ke gabim madje tepër gabim. Për këtë do te vjen koha qe do te pendohesh vet ti”, ka shkruar Qeriqi në reagimin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë, origjinal:

Bashkëluftar të mi të nderuar dhe shumë të respektuar.

Është një kohe bukur e gjatë që kur një bashkluftar I yni me emrin Halil Qadraku po mundohet që të na marrë nëpër gojë ne luftarëve që po kërkojm të drejtat tona ligjore që jemi duke I kërkuar.Nuk është në natyren time që as të merrem me askënd as të shpif ndaj dikujt,krejt qka unë bashk me ju jemi duke kërkuar të drejtat tona ligjore që do të duhej moti të na takonin si çlirimtar.Por krejt çka kam vrejtur tek ky është se ai me çdo kusht po mundohet përmes shpifjeve ndaj nesh që të arrij që të na përqaj dhe të vazhdojn veteranët të jetojn në një gjendje çfare janë sot pra si duket atij aspak nuk po I pengon qe edhe pas 16 viteve nje pjes e veteranëve po jetojn ne nje gjendje të rënd ekonomike dhe sociale.As vetëvrasjet e dhjetra veteranëve dhe fëmijve të tyre nuk po I pengojn,nuk po i pengojn as ikjet e fundit të veteranëve të UÇK-së të cilet të deshpruar me gjithqka ne ket vend te deshpruar me trajtimin qe ju ba nga shteti rrezikuan jetën e vet dhe të familjarëve të tyre për të marrë rrugën e mërgimit.atij po I pengojn protestat tona po I pengojn te drejtat tona qe po I kerojm, sepse me sa duket po e pelqen ket gjendje te rënd ti shohë veteranët edhe për një kohë të gjatë.Krejt në fund pergjigjja ime për të është se të kota janë këto shpifje rrugëtimi I ynë nuk do të ndalet ne as nuk merremi me politik as nuk akuzojm askënd për ne lufta e UÇK-së dhe lutarët e saj janë të shenjt dhe per secilin prej tyre ne jemi të gatshëm që në çdo kohë ti dalim perkrah tij.Për mua paraja apo interesi aspak nuk ka vlerë.Ti ndoshta je shitur për një kock apo ndoshta ke perfituar ndonjë pozitë duke u thirrur në luftën e UÇK-së dhe I harron bashkëluftarët dhe dëshiron që ata ti shohesh ne nje gjendje të mjerueshme e ke gabim madje teper gabim per ket do te vie koha qe do te pendohesh vet ti.Sikur te isha unë si ti të mendoja për vete dhe familjen time I kam pasur ofertat e hapura per te perfituar dhe vazhdoj ti kam edhe sot por kurren e kurres nuk do ta bej nje punë të till, janë bashkëluftarët e mi që falë tyre sot jam I gjallë ata ma shpëtuan jetën dhe sot unë I kam 16 vite jo më shumë çdo minut qe jetoj e kam shperblim nga shokët e mi të luftës pas plagëve që kisha marrë në betejën e 14 djetorit 1998 dhe sot asgjë nuk do të kursej për ta dhe për të drejtat e tyre ata për mua janë të shenjët.Kemi qenë dy anëtar nga familja ime në luftë por nuk e kemi bërë luftën që pas lufte të thirremi në emër të luftës dhe të përfitojm,as unë e as vllau nuk punojm askund në punë të shtetit por as edhe një familjar I yni nuk punon askund luftën e bëmë për liri dhe për ti a kthyer buzëqeshjen të gjithë shqipëtarëve bëm luftë aq sa mundem brenda mundesive tona.Juve si duket asgjë nuk po ju pengojke as gjendja e veteranëve dhe as gjendja e qytetarëve tipa si ju I dëshpruat jo vetëm veteranët por ju a mbytet shpresat e jetës rinisë të këtij vendi të dëshpëruar dhjetra mijëra djem dhe vajza ikën jasht vendit kjo ndoshta juve nuk ju pengon por mua po.Mos u mundoni që mua të më etiketoni me deklarimet e dikuj tjetër sepse qendrimet e tyre nuk janë edhe qendrim I imi nuk merrem me gjëra të tilla dhe as që më intereson të merrem me to unë kam vetëm një qendrim dhe ai dihet cili është që jam I vendosur ti kërkoj të drejtat e veteranëve dhe në kët mision nuk do të ndalem kurrë po ta them edhe njëher kurr do të vazhdoj kët rrugë deri në fund asnjëher nuk do të dorëzohem pavarësish presioneve kërcnimeve dhe shantazheve nuk do të ndalemi.Ata që flasin dhe dalin jasht asaj çfar ne po kërkojm as nuk e kanë mbështetjen time as nuk do ta kenë asnjëher.Ne po kërkojm që secilit veteran ti kthehet buzëqeshja të ndihet krenar me luftën e tij që ka bërë poashtu po kërkojm që atyre fëmijëve jetim të veteranëve që kanë mbetur tu a sigurojm një mbështetje Institucionale dhe mos të jetojn me lëmosh por edhe qytetarëve të këtij vendi tu kthehet buzëqeshja dhe mos të ikin jasht vendit turp është për këto institucione çfar kanë bërë për ta deri më sot.Krenari për ne është kur secilin qytetar e shohim të lumtur.