VV në Malishevë: Objektet publike në shërbim të publikut

VETEVENDOSJE MALSIHEVE

Lëvizja Vetëvendojse qendra në Malishevë, ka reaguar nëpërmjet një komunikate, për shkak se Drejtoria e Arsimit nuk i kishte dhënë leje të organizojnë një tubim me mërgimtar në një objekt publik. Më poshtë reagimi i plotë i kësaj Lëvizje:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë shpreh habinë dhe  indinjatën ndaj vendimit refuzues të Drejtorisë Komunale të Kulturës në  kërkesë tonë për mbajtjen e takimit me bashkatdhetarë në ambientet e muzeut të Malishevës.

Si duket qeverisja lokale e ka keqkuptuar konceptin mbi politikën dhe organizimet politike në vend.

Ne kishim zgjedhur që të organizojmë takimet me bashkatdhetarët tanë në ambientet e sallës së muzeut edhe për faktin se aty përgjegjësia morale dhe politike është edhe më e madhe kur ke fytyrat në fotografitë e dëshmorëve përballë.

Por se kjo na u ndalua si duket nga mosdija, ose nga keqkuptimi bazik mbi publiken, vlerat dhe organizimet politike qytetare.

I rikujtojmë pushtetit aktual dhe drejtoreshës, se sa i përket destinimit objekti i muzeut, aktualisht është shndërruar në funksion tërësisht komercial pa kurrfarë përfitimi për qytetarët, derisa ambienti përreth dhe brenda muzeut ka filluar të degradohet.

Hapeni muzeun dhe mos pengoni organizimet shoqërore dhe politike!