VV në konferencë: PDK-ja është partia e tretë në vend, humbjen e 11 qershorit po e mbulon me shpifje

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka dalë në një konferencë për t’iu kundërvënë akuzave të fundit të Partisë Demokratike të Kosovës për punësime militantësh e afera korruptive gjatë tenderimeve nga qeverisja e VV-së në Prishtinë.

Sveçla, fjalimin e tij e nisi duke thënë se konferenca po mbahet për hirë të qyetarëve pa dallime partiake dhe votuesve të VV-së, derisa thotë se konferenca nuk ka qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së.

Sveçla theksoi se PDK është partia e tretë në vend pas zgjedhjeve të 11 qershorit, prandaj, sipas tij, përmes këtyre akuzave po mundohet që ta mbulojë humbjen e saj, raporton Periskopi.

“Jemi këtu, pikë së pari për hir të qytetarëve të kryeqytetit pa dallime partiake, për hir të votuesve tanë, për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve të Republikës. Pra kjo konferencë, nuk ka asnjë qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së ose me konkretisht të segmenteve të caktuara të partisë në fjalë e për të cilën jemi deshmitarë të gjithë që është në ‘rënie të lirë’ dhe po do me çdo kusht ta mbulojë humbjen e saj duke e eksportuar problemin e brendshëm dikah tjetër. Por, asnjë makineri e shpifjeve nuk mund ta fshehë që PDK është humbëse. Pakthyeshëm”, ka thënë ai.

“Poashtu PDK-ja në asnjë moment nuk po pretendon se ajo është e mirë por mundohet të bind opinionin se të gjithë jemi njësoj. E kjo nuk është e vërtetë. Këtë çdo qytetar i Kosovës tash e ka parë. Shumica prej tyre edhe e kanë thënë më 11 qershor. Realisht, njëjtë si në nivel vendi, PDK është parti e tretë në kryeqytet. Nuk është hera e parë, por besojmë që do të jetë ndër të fundit, që PDK mundohet që me shpifje dhe me rrena të cilat me as vetë nuk i besojnë të terheqë vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale nëpër të cilat kalon vendi ynë po kalon”

Ai ka folur edhe për akuzat se si VV ka emëruar drejtore arsimi Arbërie Nagavcin që vjen nga Gjakova. Sipas tij, ky nuk është një problem i madh, pasi që të gjithë janë nga Koosva.

“Tash shkurt për akuzat. Të akuzosh se pse është drejtoreshë e arsimit një banore e Kosovës e cila paska rastisur te linde ne Gjakove…këtë mundet ta bëjë vetëm PDK. Prej akuzave të tyre, kemi parë që ju pengon Gjakova,Theranda ose Podujeva por nuk e kanë problem që të bëjnë  koalicion me Krushevcin, Leskovcin e Beogradin. Sa u përket punësimeve në arsim Komunë, këtu janë tabelat që tregojnë se si është rritur mesatarja e notës së të punësuarve. Komuna e Prishtinës e ka përgjysmuar punësimin e atyre me notë mesatare 6 – 7 dhe e ka dyfishuar punësimin me notë superiore 9 – 10. Poashtu të gjithë parametrat tjerë dëshmojnë ngritje në cilësi në shërbime, transparencë, kontrolli dhe zvoglim në shpenzime administrative etj etj. Një kritikë tjetër qesharake që na kanë bërë këta është se ne po ikim nga ballafaqimi me ta. Në fakt, Vetëvendosje ka vite që kërkon ballafaqim publik të argumenteve me PDK-në. Por, ata kanë ikur, qoftë nga interpelancat në Kuvend, qoftë nga debatet në televizione. E dimë pse”, theksoi ai. /Periskopi/