VV: Malisheva dhe Carralluka vulosën fitoren e Adem Berishës

Carralluka dhe Malisheva ishin destinacionet e radhës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku janë shpalosur pikat e programit dhe kandidatët për asamble të këtyre fshatrave.

 

Postimi i plotë:

Sonte shpalosëm alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qytezën Malishevë dhe fshatin Carrallukë. Veprimtarët i çështjes Kombëtare Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal të Malishevës Alban Krasniqi, Muhamet Bytyçi, Valon Hoti, Ilaz Krasniqi, Hydajete Mazreku dhe Lulzim Mazreku prezantuan 30 prioritetet për Malisheven. 
Ujë të pijshëm për të gjithë komunën, kanalizime funksionale me impiante moderne, arsim cilësor dhe në sherbim të punësimit e zhvillimit, shendetësi të dinjitetshme, bujqësi të zhvilluar me 1 milion euro investime ne vit, unaza e brendshme në Malishevë, ishin disa nga pikat e programit që u shpalosën në keto tubime. Falenderojmë qytetarët e Malishevës dhe Carrallukës që në mënyrë masive ju përgjigjën ftesës për bashkëbisedim në këto dy tubime. 
Vazhdojmë me zemër e mendje për Malishevën!