VV: I bëmë jofunksionale 40 vetura të Qeverisë, do ta bëjmë edhe “Zajednicën”

arrestimet_vvAksioni i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tentuan të vendosin disa fleta në veturat zyrtare, ku shkruhej “jofunksional”, ka përfunduar me arrestimin e disa aktivistëve të saj.

Ata nuk u lejuan nga Policia e Kosovës, të cilëve më vonë i erdhi në ndihmë edhe Njësia Speciale, e cila për një kohë qëndroi e barrikaduar para oborrit të ndërtesës së Qeverisë në ish-Pallatin e “Rilindjes”. Megjithatë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë arritur të shpërthejnë disa goma të veturave zyrtare.

Vetëvendosje thotë se 40 veturave u janë shpërthyer gomat duke i bërë jofunksionale, ashtu siç do të bëhet Kosova jofunksionale me “Zajednicën”.