Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
VV: E papranueshme ndarja etnike e FAK-ut – Malisheva Press

VV: E papranueshme ndarja etnike e FAK-ut

Syla_selimi

Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri i Lëvizjes Vetëvendosje mbajti një konferencë për medie, ku paralajmëroi për rrezikun që i kanoset vendit nga tendenca për ndarjen etnike të Forcave të Armatosua të Kosovës.

Deputeti Rexhep Selimi paralajmëroi se “në emër të së drejtës që Kosova të ketë ushtrinë e saj, po na kanoset rreziku që përmes mundësisë së vetos nga Lista Serbe, të kushtëzohet krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, me ndarjen e këtij institucioni në baza etnike.

“Marrëveshja e arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e ndan Policinë e Kosovës në baza etnike. I njëjti model po tentohet të aplikohet edhe tek Forcat e Armatosura të Kosovës”, tha Selimi

Në këtë konferencë foli edhe drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri në VV, Shemsi Syla, i cili tregoi se si “nga 5 zonat e parapara si regjimente të Gardës Kombëtare, parashihet që një regjiment t’i takojë komunave me shumicë serbë”.

“ Krijimi i një regjimenti me komandë serbe është rrezik shumë i madh sepse pikë së pari rrezikon vetë institucionin e Ushtrisë duke e bërë atë jofunksionale. Kjo ngase në këtë strukturë paralajmërohet që do të futen të gjithë ata ushtarakë të cilët i takonin një organizimi tjetër, paramilitar, pra që funksiononin në kuadër të Mbrojtjes Civile apo strukturave të tjera paralele të Serbisë në Kosovë”, tha Syla.