Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vuçiq u drejtohet serbëve para takimit në Bruksel, Mustafa hesht (video) – Malisheva Press

Vuçiq u drejtohet serbëve para takimit në Bruksel, Mustafa hesht (video)

vuqiq_mustafaKur kanë mbetur vetëm edhe disa orë nga takimi i delegacionit kosovar me atë serb të bisedimeve, kritikat ndaj delegacionit kosovar kanë arritur kulmin.

Para këtij takimi, Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, tha në një deklaratë për medie se Serbia nuk do të bëjë asnjë lëshim që mund t’i cenojë interesat e serbëve, raporton KTV.

“Do të shkojmë në Bruksel të merremi vesh, por s’do të pranojmë atë që është në kundërshtim me interesat e republikës sonë dhe atë të serbëve në Kosovë. Por do të shkojmë dhe jemi të gatshëm të merremi vesh. Nëse pala tjetër është e gatshme, ne nuk e dimë. Unë nuk luaj me atë që më pëlqen të hedh fajin, por herën e fundit kisha thënë se ata më të vërtetë kishin ardhur në Bruksel të painteresuar për të nënshkruar diçka, sidoqoftë shpresoj që këtë herë kjo situatë do të ndryshojë”.

Ndryshe nga qeveria serbe, kreu i së cilës Aleksandër Vuçiq, sot gjatë ditës ka mbajtur një konferencë shtypi rreth bisedimeve të Brukselit, Qeveria e Kosovës nuk ka thirrur fare një të tillë. Megjithëse KTV-ja kishte marrë vesh se Qeveria po përgatitej që gjatë fundjavës të thirrte një konferencë për të dhënë sqarime për natyrën e Asociacionit të Komunave Serbe, përveç disa deklaratave individuale për media, të tre protagonistët e bisedimeve: kryeministri Mustafa, zëvendësi i tij Thaçi dhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kanë udhëtuar drejt Brukselit pa mbajtur ndonjë konferencë të përbashkët.

E në tërë këtë situatë, ajo që më së shumti po kritikohet, është vetë qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj këtyre bisedimeve.

Për nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, kjo mostransparencë e Qeverisë i ka përcjellë të gjitha rundet e këtyre bisedimeve.

Ndërsa sipas Lëvizjes “FOL”, që monitoron punën e Qeverisë, kjo strategji e ekzekutivit të vendit është një papërgjegjshmëri e pajustifikueshme.

Në një pako me asociacionin do të diskutohet edhe për energjetikën dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes” në veri të Mitrovicës.

Por, në Kosovë, duket se askush nuk beson që ka ndonjë gjasë që delegacioni kosovar ta kushtëzojë Serbinë për Asociacionin me heqjen e barrikadës mbi Ibër.

Pas takimit të sotëm mes delegacioneve teknike, takimi politik për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, energjetikën e barrikadën mbi Ibër do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.