Vuçiq thotë se s’do të lejojë në Luginë librat ku shkruhet për “Adem Jasharin” (Video)

vucicVizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Luginë të Preshevës, përveçse u prit me parullat “Dua Abetaren time – Duam librin shqip”, vuri edhe një herë në pah dallimet e mëdha mes qeverisë serbe dhe etnisë shqiptare në Luginë.

Gjatë konferencës me gazetarë në Fakultetin Ekonomik, Vuçiq ishte shprehur i gatshëm të bisedonte me shqiptarët e Luginës. Ai e pranoi që ata nuk ishin të përfaqësuar sa duhet në institucionet serbe.

Por, paqja e konferencës u prish kur kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu, u ngrit dhe e pyeti Vuçiqin se kur do të arrijnë tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar.

Vuçiqi me injorancë u kujdes për Musliun duke i thënë që të mos qëndronte në këmbë se do të lodhej, ndërsa shtoi se se nuk është e drejtë ajo çfarë po kërkohet nga shqiptarët e Luginës.

“Nuk është mirë për fëmijët që të mësojnë në librat ku shkruan se heroi i tyre kombëtar është ‘Adem Jashari’ dhe ku është e shënuar ‘Republika e Kosovës’. Ajo çfarë po kërkoni ju nuk është e drejtë dhe se tekstet nuk maten me kilogramë apo kamionë, por nga cilësia dhe përmbajtja e tyre”. /Tribuna Channel/