Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vritet një person në fshatin Duhël të Therandës – Malisheva Press

Vritet një person në fshatin Duhël të Therandës

Policia e Prizrenit njofton se dje rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Duhël në vendin e quajtur te Qafa e Duhlës në Suharekë, është gjetur një person i plagosur me armë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore. Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku në cilësinë e provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit të vogël. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku më vonë si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Mjeku nga spitali ka konfirmuar vdekjen”, njofton policia.

Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë. “Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësit përkatës”, njofton policia.