Vritet ambasadori rus në Turqi (video)

tdsuiei

Ambasadori rus në Turqi, Andre Karlov, është qëlluar me armë zjarri në një galeri në Ankara, ndërsa agjencia ruse e lajmeve RIA, njofton se ambasadori ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, njofton Klan Kosova.

Ambasadori është qëlluar derisa po mbante një fjalim në një galeri të arteve. Gazeta turke Hurriyet raporton se janë lënduar edhe tre persona të tjerë me këtë rast.