Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vrasja e vëllezërve në Malishevë, flet gruaja e njërit prej të dyshuarve – Malisheva Press

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, flet gruaja e njërit prej të dyshuarve

Blerim Maloku, bashkë me vëllain e tij po dyshohen se vranë dy kushërinjtë e tyre, po ashtu vëllezër mes vete, kur po provonin të vidhnin lopët në ahurin pranë shtëpisë së viktimave. Një javë pas, gruaja e Blerimit është e bindur për pafajësinë e burrit. Në një rrëfim për Express, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj ndodhej me të në shtëpi, në mesnatën e 9 marsit, kur ndodhi vrasja në Plloqicë të Malishevës. Ndaj Blerimit dhe vëllait, Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal. Ndërkaq hetimet po i vazhdon Prokuroria e Gjakovës.

Familja Maloku nga fshati Plloqicë e komunës së Malishevës këtë javë mbylli të pamen për vdekjen e dy djemve, Shani e Bahri Malokut. Ata me një breshëri plumbash u vranë në mesnatën e së premtes së kaluar, para dyerve të shtëpisë së tyre.

Shani e Bahri Maloku edhe të premten e javës që shkoi, sikurse ndodhte shpesh, kishin mbledhur në shtëpinë e tyre djemtë e xhaxhallarëve për të luajtur me letra. Por loja aty u shndërrua më vonë në tragjedi. Nga një armë automatike dy djemtë e familjes Maloku u goditën për vdekje nga ana e plaçkitësve.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast.Të njëjtit janë kushërinj të viktimave. Express të mërkurën ka qëndruan në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Blerim Malokut, ku gruaja e tij, ka rrëfyer për ngjarjen.

Gruaja e 49-vjeçarit, Blerim Malokut, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Maloku, po deklaron se burri i saj në natën kritike kishte qenë në shtëpi, andaj ajo thotë se ai nuk ka pasur mundësi që ta kryejë këtë akt.

“Unë burrin e kam pas te shpia, jemi çu në mëngjes, e ka pi kafen. Veç ka dalë me shiku burri im çizme, kështu si unë, se mbajmë dele, ka dalë me i kqyrë fëmijët se përse u kthyn nga shkolla, ata kanë thënë që kanë ardhë shumë policë dhe kur ka dalë aty e kanë arrestu”, thotë gruaja e Blerim Malokut.

Ajo thotë se mëngjesin e së premtes ishe zgjuar dhe e kishte parë policinë te dyert e shtëpisë.

“Burri ka qenë në shtëpi natën kur ka ndodhur ajo ngjarje. Unë bëj be në fëmijët e mi që kjo ngjarje nuk ka ndodhë nga ne. Ne asnjëherë me askënd nuk kemi pasë ndonjë problem”, thotë gruaja e Blerimit.

“Krejt le të çohen në këmbë se këta persona janë të pafajshëm”, rrëfen ajo.
Ndërkaq, nga familja e viktimave, vëllezërve Shani e Bahri Malokut, të martën nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështjeje. Vëllai i viktimave i ka thënë ekipit të Gazetës Express, se me këtë punë tashmë po merret policia.

“Nuk kemi se çka të themi. Policia dhe organet e hetuesisë po merren me këtë çështje”, ka thënë ai.

Për këtë rast Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës, ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave të dyshuar për këtë vrasje.

“Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka ushtruar kallëzim penal policor ndaj dy personave të dyshuar”, thotë Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë e Gjakovës.

Ndërkohë, me rastin tashmë po merret Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Ndryshe, viktimat Shani Maloku (44 vjeç) dhe Bahri Maloku (33 vjeç) kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në Shtëpi të Shëndetit në Malishevë njëri prej tyre, gjegjësisht në QKUK tjetri.

44-vjeçari kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ndërsa, edhe i vëllai tjetër përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë./Express/