Vrasësi i të riut që vdiq në Mitrovicë është në arrati

Ermal Kamberi, 23 vjeçari që u qëllua me armë gjatë mbrëmjes së kaluar në një lokal në Mitrovicë vdiq nga plagët e rënda.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Koha.net se njësitë përkatëse janë ende në kërkim të dorasit i cili qëlloi me armë viktimën.

Viktima ka marrë 3 plumba në trup dhe si pasojë pas dërgimit në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë dhe 3 gëzhoja, ndërkaq vrasësi është në arrati.

Zahiti nuk ka konfirmuar ende arsyen e vrasjes së Kamberit pasi sipas tij, ende nuk kanë informacione të sakta.

Megjithatë një shok i Ermal Kamberit ka postuar një shkrim në Facebook ku duket se arsye mund të ketë qenë shkaku i ndonjë mosmarrëveshje në lokalin e tij, pasi Kamberi ishte menaxher i po atij lokali.

“Ermal na e shumë shokë tonë koleg jena mundu me majt gjallë at vend dhe at qytet, në mënyrën tonë qysh kena dit. Veq qe vjen puna me shku ti për ni tavolin skisha besu. Zoti ishalla tka marr ngat veti. Saber familjes e ngushëllime”, është shkrimi i njërit prej shokëve të tij.