Voton Valdete Daka, fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së ka votuar sot rreth orës 7 të mëngjesit, me ç’rast ka thënë se kjo ditë është festë për Kosovën, transmetonZeri.info.

Ajo me këtë rast edhe njëherë ftoi qytetarët e Kosovës që të votojnë, e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Ajo lidhur me mbarëvajtjen e qendrave dhe hapjen e tyre ka thënë se nga informatat e mbrëmshme, gjithçka është në rregull.

“Me siguri që të gjitha hapen me kohë, sepse të gjitha materialet janë dërguar në kohe, dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo.