Voton Adem Berisha:  i fton qytetarët për dalje masive në zgjedhje

Në orët e hershme të mëngjesit ka votuar Adem Berisha, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune.

Ai ka thënë përmes postimit në faqen e tij zyrtare të facebookut se ‘’është sakrifikuar ndër breza, që të kemi demokraci dhe mundësi për të vendosur me votë për udhëheqësit tanë. Prandaj dilni e votoni’’

Ja postimi i plotë i Berishës

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës,

Sapo shfrytëzova të drejtën demokratike, të drejtën e votës. Është sakrifikuar ndër breza, që të kemi demokraci dhe mundësi për të vendosur me votë për udhëheqësit tanë. Prandaj dilni e votoni. 
Vota është mundësia më e mirë për ndryshime. Falënderoj aktivistët tanë për angazhimin e sinqertë për ndryshime në Komunën tonë. Gjithashtu falënderoj të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që po angazhohen sot që të kemi një proces të mirë.

Me respekt,
Adem Berisha