Voto për vete

Shkrim nga : Burim BYTYÇI

Tani jemi shumë afër fushatës, gjatë kësaj kohe do të keni mundësi të dëgjoni programet e të gjitha partive për një qeverisje lokale më të mirë. Do të keni mundësi të shifni secilin kandidat për kryetar komune dhe secilin kandidat/e për asamble.

Unë si njëri prej tyre, kandidat për asamble, kërkoj nga ju që të mos shkoni në formen e paracaktimit dhe euforisë, por që të analizoni programet dhe premtimet e gjithësecilit të cilët realisht do të sjellin progres, dhe të mos ndikohi nga premtimet e pa arsyeshme të cilat rrallë her realizohen. Kërkoj që të mos ndikohuni nga buzëqeshja formale e asnjërit vetëm për t’jua a marrë voten, mos ndikohuni as nga përshnetjet e panumërta që do tju bëhen, sikur ti ke qenë miku apo mikja e tij apo e saj më e mirë. Mos ndikohuni nga asnjë shpërblim i cili do t’iu ndihmoj vetëm katër javë por prap do të sfidohuni edhe katër vitet tjera.

Kështu që, respektone pak veten tuaj, respektone voten tuaj dhe kohën tuaj se për qfarë do të dilni dhe për kë do të votoni. E gjitha kjo bëhet nëse ju dëgjoni dhe analizoni vetëm programet konkreëte dhe te realizueshme, të cilat krijojn vende të reja pune, programe të cilat i përshtaten vendit tuaj, tokës tuaj, fushës tuaj, përmes bujqësisë, agrobiznesit, turizmit, agroturizmit dhe ndërmarrësive tjera të cilat do ta bëjnë token tuaj me të vlefshme dhe të cilat do ta përmirësojn dukshëm mirëqeninen tuaj.

Thirrja ime sot është, mos e përkrahini dhe mos e votoni askënd hatri ndokujt, mos e përkrahni dhe mos e votoni askënd vetëm pse të ka buzëqeshur ditën e fundit. Ndjekeni vetëm programin dhe kandidatin për kryetar dhe për asamble i cili besoni fuqishem që ka me punu si duhet.

Askush nuk është më përgjegjës se sa vet ju me votën tuaj, prandaj binduni dhe besoni se vota juaj është vendimi kyq që vendi juaj të shkon përpara.

Autori është kandidat i LDK-së për Asamblë Komunale në Malishevë.