Vjosa Osmani: Zejnepes i mungoi ndihma nga shteti, u therr 20 herë me thikë në sy të fëmijëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për rastin e Zejnepe Berishës dhe Dafina Zhubit, të cilët ishin vrarë.

Osmani ka përmendur gjykimin që iu bë bashkëshortit të Zejnepës, i cili therri mbi 20 herë me thikë atë, madje në sy të fëmijëve të saj.

“Zejnepja ishte torturuar për 16 vite me radhë. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga shteti disa herë. Le që s’morri mbrojtje, por u vra në sy të fëmijëve të saj, duke u therrur me thikë mbi 20 herë”, tha Osmani.

Më tej, deputetja e LDK’së tha se Kuvendi duhet ta ngrisë zërin për çështje të tillë, në mënyrë që jeta e një gruaje të konsiderohet e barabartë me atë të një burri, shkruan Periskopi.

“Është banale me i lexu arsyet e dënimit prej 12 vjetësh për burrin që vrau gruan e tij duke e therrur mbi 20 herë me thikë, në sy të fëmijëve të saj. Nuk ka arysetim për dhunë ndaj bashkëshortes. E lëre më për vrasje në sy të fëmijëve”, tha Osmani.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Dafina Zhubit, për të cilët ekspertiza zvicerane tha se është vrarë, e jo vetëvrarë, siç kishin thënë institucionet në Kosovë. /Periskopi