Vjen zëvendësministri i 70, është vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit

Është emëruar edhe një zëvendësministër nga Ramush Haradinaj, e ky i fundit në Ministrinë e Tregtisë.

Bëhet fjalë për Fadil Arifin, vëllanë e shefit të kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifin.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Hasani për Koha.net ka treguar se Arifi është emëruar zëvendësministër më datë 20 dhjetor, që i bie ditë e mërkurë.

Me emërimin e Fadil Arifit, në MTI bëhen dy zëvendësministra, e që tjetri është, Faton Thaçi.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj vazhdon të kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave, dhe se ky është numri më i madh i tyre në historinë e Kosovës.