Vjen një lajm i keq për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha të mërkurë se vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se kushtet për Kosovën janë të qarta.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Schengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet të plotësoj kushtet që janë përcaktuar”, tha ambasadori Hubert Lebet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se Kosova ka një numër të madh të qytetarëve jashtë vendit dhe sipas tij diaspora është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

Ministri Sefaj tha se çështja e migrimit është sfidë për të gjithë.