Vjedhje e rëndë në fshatin Llazicë

vjedhje

Dje rreth orës 02:28 në fshatin Llazicë të Malishevës, një banor i këtij fshati ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë thyer shtëpinë e tij dhe të dy vëllezërve të tij  dhe nga aty kanë vjedhur një sasi ari dhe dy telefona celularë. Lidhur me rastin e raportuar ende nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e këtij rasti po vazhdojnë. Njofton policia e Kosovës.