Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Vizat janë problemi më i vogël për kosovarët” – Malisheva Press

“Vizat janë problemi më i vogël për kosovarët”

liberalizimi i vizaveLajmi se liberalizimi i vizave për Kosovën është “çështje orësh” sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë gëzim për kosovarët, por Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara GAP, ka dhënë disa statistika që tregojnë se vizat nuk janë problemi kryesor i kosovarëve.

E këto statistika që shpërfaqin varfërinë e kosovarëve janë krijuar si pasojë e qeverisjes së dobët të cilën për 8 vite e ka udhëhequr pikërisht Hashim Thaçi, si kryeministër i vendit.

Demi ka renditur faktet sesi 72% e familjeve kosovare nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë një pushim një javorë jashtë shtëpisë, 40% e kosovarëve s’kanë qenë kurrë në pushim, 80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh; 0% e buxhetit familjar ndahet për aktivitete rekreative dhe 88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.

Ndaj këtyre të dhënave ka reaguar këshilltari i presidentit Thaçi, Adri Nurellari, duke e pyetur Demin se ku i ka marrë ato. Por  Nureallari ka marrë përgjigje nga Demi duke ia argumentuar burimin që është rezultati i  Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare në vitin 2014 dhe nga studimi më i fundit i publikuar nga ASK.

Gjithashtu Demi i është refruar edhe një studimi të IKS-së, para disa ditësh i cili ka të dhëna të reja:

Ja dhe postimi i Demit në Facebook:

Në ndërkohë që po presim liberalizimin e vizave:

– 72% e familjeve kosovare nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë një pushim një javorë jashtë shtëpisë;

– 40% e kosovarëve s’kane qenë kurrë në pushim;

– 80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh;

– 0% e buxhetit familjar ndahet për aktivitete rekreative;

– 88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.