Visar Ymeri: Bujqësia faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Visar Ymeri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se bujqësia është faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Këto komente Ymeri i ka bërë në tryezën me temën “Situata aktuale e bujqësisë në Kosovë-sfidat dhe mundësitë”.

“Bujqësia është e rëndësishme në dy aspekte, ndërsa dy faktorët që e dëmtojnë bujqësinë janë: qasja në treg dhe qasja në kapital. Faktori vendimtar për mos zhvillim të bujqësisë deri më tani ka qenë politika agrare”.

“Ne mendojmë që prodhimeve vendëse duhet t’u garantohet qasja në treg dhe ky është rol dhe përgjegjësi e institucioneve shtetërore”.