Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetura godet për vdekje këmbësorin – Malisheva Press

Vetura godet për vdekje këmbësorin

aksidentPrizren, 22 nëntor – Mbrëmë, rreth orës 19:10 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident me pasoja fatale, pasi një këmbësor (1959) ka mbetur i vdekur, njoftoi Policia në Prizren, transmeton Koha.net.

Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut thuhet se shoferi i veturës “Volksvagen Polo” nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet dhe rrethanat në rrugë, ose nga pakujdesia, e ka goditur me pjesën ballore të veturës një këmbësor, i cili në momentet kritike po e kalonte rrugën. Viktima është dërguar nga një shofer i çastit në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor e më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë, mirëpo më vonë është konfirmuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.