Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetura e Kryetarit të Rahovecit shkelë një këmbësor (foto) – Malisheva Press

Vetura e Kryetarit të Rahovecit shkelë një këmbësor (foto)

vehapi-310814Vetura zyrtare e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është përfshirë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të dielën në dalje të fshatit Ratkoc të Rahovecit, përderisa atë e drejtonte drejtori i Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë e kanë konfirmuar rastin, duke nënvizuar se vetura nuk është drejtuar nga vozitësi apo nga kryetari Vehapi. Sipas tyre në momentin e aksidentit në automjetin zyrtar kanë qenë drejtori i DSHP-së dhe kryetari Vehapi.

“Kryetari dhe drejtori i Shërbimeve Publike kanë qenë në kthim e sipër pas vizitës në realizimin e një projekti infrastrukturor. Veturën zyrtare e ka vozitur drejtori i Shërbimeve Publike dhe në rrugë e sipër u ka dalë në rrugë një kalimtar, pra ka qenë një rast që mund të ndodhë në komunikacion”, ka thënë Haziz Krasniqi, zyrtar për informim në Komunën e Rahovecit. Sipas tij, këmbësori që ka pësuar në aksident është dërguar për trajtim në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

idriz-vehapi-1-850x573