Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Veton Telaku  rrezikon mandatin në Kuvend! – Malisheva Press

Veton Telaku  rrezikon mandatin në Kuvend!

Veton telakuAsambleisti që kishte kaluar nga radhët e PDK-së te Nisma rrezikon ta humbas mandatin. Veton Telaku, edhe pse kishte zgjedhur ta braktisë grupin parlamentar të PDK-së për t`iu bashkuar grupit të Nismës ai ende nuk është rreshtuar edhe me prezencën e tij brenda asamblesë. Pasi që prej që është bërë ky kalim ai nuk ka marrë pjesë në asnjërën prej mbledhjeve të mbajtura.

E siç e parasheh Ligji për Vetëqeverisje lokale Nisma mund ta humbas një mandate në Kuvendin Komunal dhe mandati përsëri ti  kthehet PDK-së. Neni 37 paragrafi 37.2 Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtare: pika e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye.

Nuk dihen ende arsyet për mos prezencën  tij në mbledhjet e kuvendit, mirëpo nëse edhe mbledhjen e ardhshme asambleisti Telaku nuk merr pjesë në mbledhje të kuvendit ai humbet mandatin dhe  sipas ligjit për zgjedhjet lokale ai zëvendësohet me anëtarin i cili ka më së shumti vota pas tij në listën  e PDK-së. Veton Telaku kishte qenë shumë i ashpër me Nismën para se të kaloj në Nisma,  ndaj këtij subjekti kishte adresuar akuza të rënda të cilat mundë të jenë pengesë për adoptimin në subjektin e ri dhe për punën brenda Kuvendit Komunal të Malishevës.